Vijon aksioni i policisë kundër ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare. Këtë të mërkurë, në pranga ranë tre persona, të kapur në flagrancë duke ndërtuar pa leje.

 

Në Sarandë u prangosën dy punëtorët, 47 dhe 44 vjeç, si edhe u procedua penalisht pronarja e objektit, 37 vjeçe.

 

Kurse në Himarë u arrestua një 54-vjeçar, po ashtu i konstatuar duke ndërtuar pa leje nga autoritetet kompetente.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçar sepse kanë ndërtuar tri objekte pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *