E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia, 10 mijë euro kujtdo që jep informacione për Talo Çelën

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për çdo person që jep informacione të cilat do të çojnë në lokalizimin dhe kapjen e Talo Çelës.

49-vjeçari nga Elbasani, ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e miliona eurove në prill të vitit 2019 në Rinas.

Reklamë

Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët ftohen të telefonojnë në 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë