Subscribe

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku polici vrau kolegun e tij brenda komisariatit numër 3.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit e viktimës. Bëhet me dije se autori ka një vit e gjysëm në polici ndërsa viktima kishte mbi 20 vjet në polici.

 

Autori është Ludian Zaimi ndërsa i plagosuri Çaush Saliasi  policë të patrullës së përgjithshme.

 

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”, njofton policia.

2 thoughts on “Polici vrau policin brenda komisariatit/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë

  1. Oj Shqipëri mos thuaj mbarova, por thuaja këngës “vetëvetën e shlatërrova dhe në humënerë unë mbarova”. 😢😥🥵😡😭

  2. Kta jan njerz te qmendur,Lars prej tyne.Dojshem vllaznim bashkim me ta .ky te vret per dy fjal goje se nuk jan njerz normal.mos te harrojm 1997 qka kan ba mes veti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *