49-vjeçari amerikan Watson Morgan, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre 10 dhe 12 vjeç me armë zjarri. Pas krimit makabër, 49-vjeçari me detyrë polic ka vrarë edhe veten.

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rora) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet, ndërsa shtojnë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Autori e filloi karrierën e tij në Departamentin e Policisë së New York-ut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016. Ndërsa shqiptarja punonte si mësuese në një shkollë publike në New York./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *