Subscribe

Në tentativë për të zbardhur veprimtarinë kriminale të bashkëshortëve Florand Karemani dhe Mamica Korreshi, efektivët e antidrogës, arritën që të zbulojnë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Një blerje e simuluar kokaine me agjentë të infiltruar te Robenc Caka, bëri që ky i fundit t’i ofrojë edhe armë zjarri në vlera 1500 dhe 1200 euro, përkatësisht një kallashnikov dhe një pistoletë, duke rënë në grackë dhe si pasojë u arrestua.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai u tha hetuesve se armët i kishte blerë tek Artan Shaqiri dhe Muharrem Bega, të cilët më pas u vunë në pranga.

Dyshimet e bluve janë se këtë veprimtari Caka e ka kryer edhe më herët, shitje të armëve tek anëtarë të grupeve kriminale, të cilët po verifikohen.

Kush ëshë Florand Karemani dhe Mamica Korreshi

Florand Karemani dhe Mamica Korteshi, janë çifti i bashkëshortëve që  e kishin kthyer banesën e tyre në pikë të shitjes së kokainës në zonën e Selitës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj shpjegoi ditën e djeshme se çifti i bashkëshortëve të arrestuar, kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar për shitjen e drogës.

Ai rrëfeu se banesa e tyre ruhej nga kamera me rezolucion të lartë dhe në momentin që policia shkonte për kontroll, bashkëshortja nuk e hapte derën e banesës derisa eliminonte lëndën narkotike. Ndërsa ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

Esido Barkaj: Në Tiranë janë arrestuar 60 persona, tre janë femra. Në zonën e Selitës një çift bashkëshortësh ishin të infiltruar në shitjen e drogës. Ata kishin krijuar dhe një skemë. Në katin e poshtëm, në një lokal qëndronte nipi i zonjës, i cili merrte paratë dhe më pas ngjitej në katin e dytë të banesës dhe merrte mallin. Madje kishin vendosur kamera vëzhgimi me rezolucion të lartë dhe zonja nuk hapte derën kur policia ushtronte kontroll derisa hidhte në tualet lëndën narkotike. Ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *