Subscribe

Kjo video e filmuar nga kamerat e sigurisë së një pallati në Pogradec tregon momentet e dhunimit të një qytetari nga oficeri i policisë gjyqësore, Gjergji Riza.

 

Pamjet janë të para disa ditëve, e ato tregojnë dhunën që polici ushtron ndaj të riut Klajdi Norolla. Efektivi Gjergji Riza e godet vazhdimisht me shpulla të riun, por biseda mes tyre është e paqartë pasi nuk dëgjohet se cili është shkaku.

 

Pas publikimit të kësaj video, oficeri i policisë gjyqësore është pezulluar nga detyra dhe është vendosur nën hetim nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

 

Ndërkohë mësohet se Klajdi Norolla është arrestuar nga policia në datë 7 shkurt dhe ndodhet në Burgun e Drenovës pasi është kapur me 50 gramë heroinë.

 

Deri më tani, rrethanat e këtij episodi janë ende të paqarta. Sipas policisë, dyshohet se në muajin janar të këtij viti bashkëshortes së policit, Gjergji Riza i dhunuari kishte tentuar t’i digjte gjatë natës klinikën. Dyshim ky që ende nuk është verifikuar.

 

Efektivi Gjergji Riza e kishte ndaluar disa herë për vepra të ndryshme penale të riun Klajdi Norolla. Oficeri i policisë ushtronte detyrën në komisariatin e Korçës, pasi ishte transferuar nga ai i Pogradecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *