Subscribe

Ky 1 qershor erdhi ndryshe për fëmijët në spitalin pedriatrik të Tiranës. Të veshur si heronjtë filmave vizatimorë, superman, spidermen e batman, policët kanë vendosur të jenë pranë fëmijëve pikërisht në këtë mënyrë. Të shumtë kanë qenë ata që u janë bashkuar forcave të policisë për t’i përshëndetur dhe uruar fëmijët që e kanë festuar 1 qershorin nga dritaret e ambienteve të spitalit, në pamundësi për të dalë nga dhomat e tyre. Më herët, shkollat 9-vjeçare në kryeqytet kanë çelur dyert për të festuar ndryshe, së bashku me miqtë e tyre të rinj, ata me uniforma policie të cilët këtë ditë kanë kënduar, duartrokitur e luajtur bashkë me të vegjlit. Festa ka nisur herët edhe në pedonalen e kryeqytetit, ndërsa muzika ka pushtuar gjithë rrugët. Fëmijë që vizatonin e vizatoheshin, të tjerë më të mëdhenj që jenin mesazhe, të veshur pak më ndryshe se zakonisht, të gjithë kanë dalë për të festuar. Festa do të vijojë deri në mbrëmje me ekspozita në muze, me telajo në galeri dhe muzikë e balet në Teatrin e Operas dhe Baletit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *