Nga kjo fundjavë e deri  në përfundim të sezonit, policia do të jetë në terren për të monitoruar zonat turistike, kryesisht vijën bregdetare.

 

1700 policë do të kenë si synim sigurinë e pushuesve dhe mbarvajtjen e sezonit turistik në tërësi. Efektivët do jenë në terren me biçikleta dhe mjete motorike. Kontrollet do fokusohen në ndotjen akustike, krimet kufitare, aksidentet rrugore dhe ato detare si dhe do t’i vijnë në ndihmë turistëve në rast nevoje.

 

Përveç vijës bregdetare, në zonën e alpeve, si në Theth apo Valbonë janë ngritur dhe stacione policie provizore për të qenë më pranë turistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *