Subscribe

Tre persona të veshur si police grabiten dje ne mbremje nje shtepi private ne Fushe Milot mbrëmjen e së martës.

Në momentin e ngjarjes në banesëndodhej vetëm e zonja e shtëpisë. E moshuara tha se ishin tre autorë, pa armë, por me maska, të cilët u prezantuan si punonjës policie.

70 vjecarja tregon se njëri prej djemeve qëndroi me të dhe ruante rrugën, ndërsa të tjerët hynë në katin e dyte të banesës duke zbërthyer kasafortën.  Pasi morën paratë dhe disa sende me vlerë, ata u larguan.

E zonja e shtëpisë thotë se ka probleme me shikimin dhe nuk ka mundur ti njohë grabitësit.

Sipas kryefamiljarit Taf Shabani, agresorët vodhën mbi 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali dhe vajzës në Tiranë.

Policia mori dëshmitë e bashkëshortëve si dhe të disa personave të tjerë por ende nuk ka dijeni mbi  autorët e grabitjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *