Subscribe

Duket e çuditshme, por kjo e re nga Tirana ka lëne  profesionin e ekonomistes ne banke për t’u bere police bashkiake. Nuk i është dashur shkolle policie dhe as teserë partie siç tregon ajo për te hyre ne radhët e efektiveve vendore. Pasi ka kaluar provimet dhe nje interviste, ajo është tashme nje nga 100 policet me te rinj te Bashkisë se Tiranës. Pas betimit te tyre, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, përsëriti qëndrimin se nuk do te tërhiqet nga projektet per zhvillimin e Tiranës. Ai iu beri apel efektiveve bashkiake te punojnë me korrektësi  duke respektuar vendimin e shumicës se kryeqytetasve. Ne radhët e policisë ishte rikthyer edhe efektivi Dritan Hardhi, i cili u plagos  gjate përplasjes fizike ne protestën e shoqërisë civile për parkun e lojërave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *