E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Policë në universitetet greke/ Debat i ashpër në parlament

Mbrëmjen e së enjtes, parlamenti grek i dha dritën jeshile një projektligji të diskutueshëm për reformat në arsim i cili ndër të tjera lejon policinë speciale në kampuset universitare.

Në një debat të ashpër me liderin e opozitës, raporton Vizion Plus,  Alexis Cipras, kryeministri Kyriakos Micotakis, u shpreh se ky vendim do të sillte lirinë nga një kulturë e paligjshmërisë, frikësimit dhe mosndëshkimit të inkurajuar nga partia SYRIZA.

Reklamë

 

KYRIAKOS MICOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

“Këto reforma i përgjigjen me guxim problemit të lashtë të sigurisë universitare, vendosin një mënyrë moderne të futjes dhe përzgjedhjes së studimeve dhe azhurnimin e arsimit të lartë në tërësi, duke e sinkronizuar atë me nevojat dhe ritmin e shekullit të 21. Do të ketë një bazë minimale të pranimit në secilin fakultet. Forcohet, në të njëjtën kohë, rruga paralele e arsimit profesional. Po ashtu, dispozitat e këtij projektligji përcaktojnë një afat kohor për studimet, me një diferencë shtesë prej dy ose tre vjet përtej kohëzgjatjes së tyre normale.”

 

 

Kreu i ekzekutivit sqaroi se komitetet e mbrojtjes që janë ngritur në shkolla nën përgjegjësinë e rektorëve, do të funksionojnë ende ndërsa grupe të veçanta të oficerëve të policisë të paarmatosur por të trajnuar do të veprojnë atje ku ndodh dhuna apo raste të tjera të lidhura.

Studentët e kanë kundërshtuar ashpër vendimin si një kërcënim të lirisë së fjalës ndërsa kritikët shprehen se cënon lirinë akademike të vendosur pas përfundimit të sundimit ushtarak në vitet 1970.

Duke sfiduar kufizimet e pandemisë, mijëra njerëz protestuan në Athinë qëkurse filloi diskutimi në parlament, të mërkurën. Në përplasje të dhunshme me autoritetet, studentët shkaktuan kaos ndërsa shumë prej tyre u arrestuan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë