Subscribe

Nje grup prej 20 policesh italiane sipas mediave te vendit fqinj, do te qëndrojnë ne Shqipëri qe nga 15 marsi, me kërkese te autoriteteve te Tiranës. Ata do të asistojnë kolegët shqiptarë në ruajtjen e kufijve dhe menaxhimin e situatës, sidomos në rast të një fluksi refugjatësh. Të enjten, Ministri i Brendshëm italian Alfano, deklaroi nga Brukseli se Shqipëria mund te jete nje partner strategjik i Evropës per përballimin e kësaj krize. Ndërkohë në juglindje, janë shtuar masat e kontrollit. Ato kanë përfshirë edhe zonën kufitare në liqenin e Prespës. Forcat policore patrullojnë me skaf vijën liqenore që ndan Shqipërinë me Greqinë, e po ashtu një postbllok i ri është ngritur në Pustec.
Por ndërsa masat vijojnë, ekspertët e huaj thonë se Shqipëria nuk do të behet porte hyrëse për emigrantët.
Luigi Binelli Mantelli: Nuk besoj se Shqipëria do te kthehet ne portën kryesore te emigranteve. Vendi ka kontroll te kujdesshëm te kufirit dhe nuk vuan nga emigracioni i paligjshëm. Shqipëria ka nje vullnet te forte per te bashkëpunuar me BE, pasi dëshiron te jete vend anëtar dhe sepse eshte një aleat i NATO-s.
Megjithatë admirali duke kujtuar eksodin e shqiptareve drejt Italisë ne vitet ‘90, i qëndron idese se flotat detare, nuk i ndalojnë dot anijet me emigrante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *