Eden Hazard e ka të qartë të ardhmen e tij. Sulmuesi i Chelsea-it ka thënë sërish se e ka vendosur se çfarë do të bëjë sezonin tjetër.

 

Duke folur për “Radio Montecarlo” belgu 28-vjeçar ka bërë sërish me dije se është i vendosur për atë çka do të bëjë me të ardhmen.

 

Edhe pse shtatshkurtri e ka shmangur përmendjen e Realit të Madridit, shtypi spanjoll e ka marrë të nënkuptuar dhe pohuese këtë deklaratë duke hedhur më shumë zë drejt spekulimeve se sezonin tjetër ai do të jetë lojtar i Los Blancos.

 

Aktualisht në Angli shtypi ka rikthyer në vëmendje deklaratat dhe kundërdeklaratat mes Hazard dhe trajnerit Maurizio Sarri.

 

Si fillim trajneri italian e thumboi lojtarin e tij duke thënë se ai nuk është lider pasi mendon vetëm për veten, ndërsa Hazard u përgjigj se s’ia ndjente shumë për deklaratat e Sarrit.

 

Vetë trajneri në një deklaratë të mëvonshme e tha shkoqur se nëse Hazard do të largohet, ai duhet të largohet pasi mosha nuk i premton shumë.

 

Kjo lojë fjalësh në Stamford Bridge ka dhënë ndikim edhe në formën e skuadrës ku Blutë kanë pasur rezultate të luhatshme.

 

Në Spanjë ndërkohë e thonë më me siguri se heqja dorë e Realit të Madridit nga Erikseni në janar ka ardhur pikërisht me synimin se në verë madrilenët të hidhen në sulm për Hazardin.

 

Sipas gazetës AS ai kushton dicka më shumë se 100 milionë euro, shifra deri diku të përballueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *