Interi u ndal në një barazim zhgjenyes 2 me 2 me Monzan. Të besuarit e Inzagit ishin shumë larg paraqitjes së tre ditëve me parë kur i shkaktuar Napolit humbjen e parë në kampionat. Por ai që mori vëmendjen e këtij takimi ishte arbitri kryesor Xhan Luka Saki i cili heqi nga duartë zikaltërve tre pikët. Sipas mediave italiane si Tutimerkato web dhe korriere delo sport ai tashmë rrezikon të pezullohet deri në 7 muaj nga arbitrimi në Serinë A.

 

Polemikat shpërthyen pas një faulli të dhënë në zonën e Monzas gjatë një goditje dënimi të Interit nga i cili erdhi dhe goli i tretë i zikalterve por që arbitri i ra bilbilit më herët për një faull të supozuar në zonë. Pamjet u dhanë të drejtë zikaltërve, pasi dy lojtarët e Monzas pengonin njëri-tjetrin. Pas anullimit të këtij goli i cili i dërgonte shifrat në 3 me 1 dhe vuloste fitoren e Interit, gjithçka u përmbys në minutat shtesë kur vendsit shënuan golin e barazimit në 2 me 2.

 

Pas ndeshjes furia e akuzave ndaj kryesorit ishte e papërmbajtshme. Analiste dhe ish-futbolliste akuzuan Sakin se si ka mundësi që në epokën e VAR të bëhen të tilla gafa kundër një skuadre që luan për titullin kampion. Sipas rregullit të VAR arbitri kryesor duhet ta lejojë aksionin të përfundojë kur është i dyzuar për faullet dhe më pas mund të konsultohet me tekologjinë për lejimin ose anulimin e golave.

 

Por anashkallimi i protokollevew të VAR nga arbitri është parë pa arsye nga të gjithë dhe ai tashmë rrezikon të mos e shoh me uniformën e arbitrave të Seria A deri në përfundim të kampiuonatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *