Pol Pogba është çelësi i merkatos verore te Juventusit. Mediat italiane bëjnë te ditur se ylli francez nuk është me i pashitshem. Qëndrimi i vete lojtarit pas eliminimit nga Bajerni ne Champions League se nuk e dinte se çfarë do te ndodhte me te ardhmen e tij, duket se ka lidhje me objektivin e vërtete te klubit bardhezi, i cili do te tentoje te përfitoje sa me shume para nga shitja e mesfushorit francez per te përforcuar ekipin me te paktën 3-4 elemente te tjerë. Natyrisht ofertat per Pogba pritet te jene te shumta dhe Juventus beson se mund te fitoje nga 100 deri ne 120 milion euro te tjera nga shitja e Pogba, si pasoje edhe e konkurrencës mes Barcelonës, Realit te Madridit, Manchester Cityt, Chelseas dhe PSG-se. Me këto para dhe me ndonjë buxhet shtese nga klubi, Alegri do përpiqet te ndërtoje nje skuadër me disa fytyra te reja si Isko i Real Madrid, Benatia i Bajern Mynih, Vitsel ose Gyndogan për mesfushën dhe Kavani për sulmin, nëse Morata rikthehet tek Real Madrid. Mediat sportive italiane shohin si alternative te tjera me pak te kuotuara edhe Mario Getzen nga Bayern, Diavara nga Bolonja dhe Zhiru nga Arsenal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *