Pogradeci edhe këtë vit është një destinacion mjaft i preferuar nga vizitorët. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë sezon rezervimet e turistëve të huaj më së shumti janë disaditore, për shkak se një pjesë e mirë e operatorëve turistikë janë kujdesur të ofrojnë paketa rajonale.
Samanta Kastrioti menaxhere e një prej hoteleve në Pogradec thotë se janë lidhur kontrata me agjenci turistike gjermane.
Anilda Pashai, menaxhere e një tjetër hoteli tregon se rezervimet e pushuesve vendas e turisteve të huaj kanë ditë që kanë filluar.
Bashkia e Pogradecit ka përgatitur një paketë me vendet më të bukura për vizitorët, përfshi këtu edhe sajtet e trashëgimisë kulturore.
Vitin e kaluar Pogradeci dhe fshatrat turistike në breg të liqenit janë vizituar nga më shumë se 420.000 turistë./vizionplus.tv/





