48 orët e fundit qyteti i Pogradecit ka pasur probleme me energjinë elektrike.
Sipas OSHEE, dy netë më parë ka pasur një përmbytje të një kabine elektrike si pasojë e stuhisë së shiut e cila ka lënë pa energji pjesën më të madhe të qytetit pas mesnate.
Ndërkohë pasi kanë ndalur reshjet është tërhequr uji është bërë rivenia në punë e kabinës elektrike.
Por situata u përsërit sërish mbrëmjen e djeshme, kur pas mesnate për 3-4 orë qyteti ka qenë sërish pa energji si pasojë e një defekti në transformator tek nënstacioni elektrik i qytetit.
Sipas të dhënave është punuar gjatë natës dhe ky problem është riparuar.
Ndërkohë probleme me energjinë elektrike ka patur edhe në Bradashesh te Elbasanit.
Një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë është këputur duke lënë pa energji zonën.a
Aktualisht po punohet për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.