Pogradeci mbetet destinacioni kryesor turistik I plazhit në sezonin veror për Qarkun e Korçës. Edhe këtë sezon, mijra pushues i janë drejtuar qytetit liqenor. Këto ditë, shënojnë kulmin e sezonit veror në Pogradec, dhe treguesit që jepen për numrin e pushuesve janë deri diku të kënaqshëm.

 

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 185 mijë persona kanë hyrë brenda një jave nga vendkalimi kufitar I Qaf-Thanës për në vendin tonë. Një pjesë e mirë e tyre kanë bërë një ndalesë turistike në Pogradec.

 

Ende nuk ka të dhëna për numrin e pushuesve ditorë në Pogradec, të frekuentimit të tyre në hotele, restorante e lokale. ‘Kushtet e plazhit këtë sezon janë më të përshtatshme në drejtim të rendit e sigurisë, aspektit higjeno-sanitar dhe shërbimeve’ thonë burime nga Prefektura e Korçës.

 

Një mision ende I parealuzuar sa I përket turizmit elitar në Pogradec, mbetet ai I funksionimit të një linje ujore trageti me Ohrin dhe Strugën. Me gjithë përpjekjet për të vënë në përforim këtë linjë, pengesa kryesore duket se mbetet ajo e operatorëve turistikë vendas që nuk kanë interesim.

 

Ndërkaq, gjatë gjithë bregut liqenor të Pogradecit, ka një trasformim sa I përket pranisë së lokaleve dhe shërbimit hotelerik.

 

Plazhi funksionin disi I copëzuar, apo I përqëndruar në diku nga qëndra e qytetit deri në Tushemisht. Pjesa nga Pogradeci në drejtim të Linit është më pak e frekuentuar dhe kjo ka arsyet e saj.

 

Si mungesa e lokaleve, mungesa e rërës apo shtrirja gjithnjë e më e madhe e kallamishteve në bregun e liqenit. Ka rënie apo jo numri I pushuesve këtë sezon vere në Pogradec kjo ende nuk mund të thuhet. Sepse ndikojnë disa faktorë, një prej të cilëve edhe investimet që po kryhen në infrastrukturë, dhe që mbeten si prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm turistik të këtij qyteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *