Subscribe

Sezoni turistik ka nisur zyrtarisht edhe në qytetin e Pogradecit, me shpresën që kjo verë të mirëpresë një fluks të shtuar të turistëve, jo vetëm vendas, por edhe të huaj. Operatorët turistikë në qytetin liqenor, kanë prezantuar një ftesë të larmishme përmes një panairi, ku nuk mund të mungonin gatimet tradicionale.

 

Tavat e koranit dhe belushkës, mishi i pjekur, lakrorët dhe petulla të fshira veçohen si tipike të zonës dhe kryesojnë listën e kërkesave të vizitorëve.

 

“Mishi i pjekur në bidon është një gatim i veçantë në zonën tonë i cili kërkohet shumë nga turistët, po ashtu petullat e fshira, peshku pa diskutim.”

“Ne vijmë për tavat e koranit dhe belushkës, janë të mrekullueshme dhe njerëzit shumë bujarë dhe mikpritës.”

 

Megjithatë operatorët theksojnë nevojën për më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë.

 

“Ka shumë destinacione interesante në Pogradec por mungon infrastruktura dhe kjo na kufizon jashtë mase, ka nevojë për më shumë investime në këtë drejtim në mënyrë që paketat turistike të plotësohen dhe të jenë të paura.”

 

Ajo çfarë bie në sy këtë vit është rritja e numrit të pushuesve nga Kosova. Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi konfirmon se nga viti në vit po shtohet interesi për Pogradecin.

 

QEMAL MINXHOZI

AMBASADORI SHQIPTAR NE KOSOVE

“Vetëm sot agjensitë turistike kanë sjellë rreth 300 vizitorë nga Kosova. Përveç Durrësit dhe Shëngjinit, edhe Pogradeci është kthyer në një zgjedhje të rëndësishme.”

 

Operatorët turistikë bëjnë me dije se tashmë kanë filluar rezervimet nga turistët e huaj, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *