Bashkia Pogradec ka  organizuar nje takim me aktor të shumtë mbi  “Sistemet e ngrohjes dhe efiçencën e energjisë në rajon”! Në fjalën e tij kryetari Kapri është shprehur se Bashkia Pogradec është e hapur kundrejt çdo lloj bashkëpunimi që çon në të mirën e komunitetit dhe sigurisht në të mirën e mbrojtes të pyjeve.

 

Situata është mjaft alarmante, pasi rajoni juglindor është rajoni që konsumon më shumë dru (zjarri ) në Shqipëri! Në konkluzion të këtij aktiviteti, paraqitet nevoja emergjente për reduktimin e përdorimit të druve të zjarrit si domosdoshmëri për të promovuar zhvillimin e qendrueshëm dhe turizmin në rajon.

 

Nga raporti i fundit i FAO dhe INSTAT rezulton se vetëm në rajonin e Korçës , gjatë vitit 2016 u konsumuan 550 000 metër kub dru zjarri.  Kjo situatë po çon drejt eleminimit të shpejtë të ekosistemeve pyjore të rajonit dhe më gjerë, duke përbërë sfidën më të madhe ambientale në të cilën përballet rajoni.

 

Gjithahstu në këtë takim produktiv u diskutuan mjaft ide, të tjera për mënyrën se si duhet të kujdesen për pyjet dhe përmes partneritetit me Bashkinë të ndërtohet një skemë afat-gjatë se çfarë politikash duhen ndjekur.

 

Pushteti Qëndror, Pushteti Lokal, Donatorët dhe Shoqëria Civile, duhet të kenë një bashkëpunim intensiv.

 

Ndërkohë eksperienca nga shtetet: Austri, Gjermani, Itali të cilat do ndihmojnë në zgjedhjen e këtij problemi mjaft emergjent, si dhe do ndikojnë në rritjen  efiçencës  të energjisë.

 

Kjo tavolinë e rrumbullakët shumë  e rëndësishme dhe me një rëndësi të veçantë për qytetin tonë, rezultoi shumë efikase dhe shumë shpejt do shihen rezultatet e para produktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *