Kapen të tjerë regjugjatë që vijnë nga vendet e treta në konflikt nga policia e Pogradecit. Mbrëmjen e të mërkurës, policia lokale ka ndaluar 6 klandestinë në tentativë për tu transportuar drejt Tiranës. Në harkun kohor të 20 ditëve, nga policia e komisariatit të Pogradecit regjistrohen tre raste të kapjes së refugjatëve kurdë, afganë e sirianë.

 

Një tjerër operacion është kryer edhe në rrethin e Devollit. Policia ka aritur të ndalojë në sajë të këtyre kontrolleve deri tani 45 refugjatë, si dhe ka arrestuar disa persona si transportues të tyre kundrejt pagesës.

 

Kalimi I paligjëshëm I kufirit nga grupe klandestinësh  të vendeve të Lindjes së Mesme në konflike lufte rezulton intensiv prej të paktën një viti. Me gjithë kontrollin e kufirit tokësor me Greqinë në zonën e Devollit dhe mbështetjen e forcave të FRONTEX kapet vetëm një pjesë e këtyre refugjatëve.

 

Policia nga ana e saj, ka ndërmarë masa shtesë dhe kontrolle edhe në brendësi për ti bërë pritë klandestinëve edhe në rastet kur ata I shpëtojnë kalimit ilegal në kufi.

 

Operacionet e policisë janë shtrirë në akset kryesore të rrugëve nacionale në rajonin e Korçës, por edhe në rrethe të tjera kufitare nga ku klandestinët tentojnë të largohen drejt vendeve të BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *