Subscribe

Një foshnje vetëm 4-ditësh i seksit mashkull, ndërroi jete mbrëmjen e se dielës në maternitetin e Pogradecit. Familjaret akuzojnë mjekun Nexhmi Elezi për mjekim te pakujdesshëm, pasi fëmija, sipas xhaxhait te foshnjës, ka lindur normalisht madje dhe është ushqyer pa asnjë problem gjate katër ditëve te para të ardhjes ne jete. Por ky pretendim hidhet poshtë nga përgjegjësi i maternitetit te Pogradecit, Ilir Gusho. Në një njoftim zyrtar, polica ka bere me dije se ka filluar procedimi penal ndaj mjekut pediatër Nexhmi Elezi, i cili ka ndjekur ecurinë shëndetësore të fëmijës pas lindjes. Ky i fundit akuzohet për “mjekim të pakujdesshëm”. Tashme priten rezultatet e autopsisë nga ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore ne Tiranë, për te hedhur me shume drite mbi rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *