Subscribe

Një 23-vjeçare gjeti vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur në mesnatën e së shtunës në rrugën nacionale Pogradec -Korçë. Ngjarja e rëndë u shënua në kryqëzimin e fshatit Leshnicë, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Pogradecit. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një automjet tip Mercedes-Benz nga Korça në drejtim të Pogradecit, kur kanë devijuar rrugën dhe përfunduan në kanal. Sipas policisë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme 23-vjeçarja nga Vlora, Fabiola Qëndraj, e cila mendohet të ketë qenë në drejtim të mjetit kur humbi kontrollin e tij. Ndërkohë, 29-vjeçari Erion Merolli me profesion infermier në spitalin e Pogradecit, ka mbetur i plagosur rëndë. Duke parë gjendjen e rëndë të Merollit, bluzat e bardha e kanë dërguar për një shërbim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Ekspertët e policisë rrugore pohojnë se, lagështira në rrugë mund të jetë bërë shkak e daljes së mjetit në rruga, por nuk përjashtohet mundësia që të rinjtë të kenë konsumuar alkool.

Vetëm pak orë pas aksidenti i ndodhur në Pogradec një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u shënua në rrethin e Tropojës. Sipas policisë, viktima është Sheqere Memia, ndërsa mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit Ahmet Memia dhe motra e tij Valbona Memia. Edhe në këtë rast, ekspertët rrugorë pohojë se, shkak i daljes së makinës nga rruga mund të jetë bërë prania e lagështirës në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *