Pogradec/ Trafikonte emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, arrestohet siriani

Është arrestuar në Pogradec një sirian, i cili dyshohet që organizonte trafikun e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga vendet në konflikt.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por burime pranë Komisariatit të Pogradecit thonë se ky shtetas është arrestuar rastësisht në mjetin e një shtetasi tjetër.
Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se ka qenë sekuestrimi i telefonit ai që ka nxjerrë zbuluar këtë person, duke nxjerrë të gjithë personat e kontaktit dhe bisedat që kishte zhvilluar gjatë këtyre muajve.
Personi në fjalë ka qenë për rreth 4 muaj në lëvizje në qytete të ndryshme të qarkut dhe jashtë tij, duke organizuar trafikun e emigrantëve që nga vendet e origjinës e deri në Tiranë, apo nëpër vendet e tjera të BE.
Policia ka dyshime që mund ta ketë arrestuar edhe herë të tjera të njëjtin person, por një kontroll i detajuar është bërë pikërisht tani, kur kanë sekuestruar edhe telefonin e tij.
Policia ka dyshime se ky shtetas ka perdorur identitete te ndryshme dhe mund te jete ndaluar edhe here te tjera.




