Policia e Pogradecit ka sekuestruar municione luftarake dhe si pasojë ka vënë në pranga një 34-vjeçar dhe shpallur në kërkim një tjetër. Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit është gjetur një armë zjarri pushkë, si dhe krehër dhe municion i kësaj arme.

 

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. C., 19 vjeç, nipi i shtetasit A. P., të dy banues në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec. Gjatë kontrollit në banesën 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pushkë, si dhe krehër dhe municion i kësaj arme. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi A. C., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu policia ka porceduar penalisht një 23-vjeçar pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu pa leje.

 

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu të cilën e mbante pa leje”, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *