Subscribe

Si kjo kulle vrojtimi janë edhe katër te tjera përgjatë vijës liqenore nga Pogradeci ne Tushemisht. Por te gjitha janë jashtë funksionit, pasi mungojnë vrojtuesit.
Bashkia thotë se nuk mund te punësoje roje, pasi nuk mund te siguroje mjetet e duhura: katër dylbi, një varke dhe kostumet e zhytjes. Qytetaret thonë se as policia kufitare nuk duket ne liqen për te këshilluar apo ndaluar ata qe shkojnë ne thellësi. Këto janë vija kufizuese per plazhistet ne disa plazhe te huaja. Ndërsa kjo është pamja ne liqenin e Pogradecit Mungesa e tyre shton rrezikun per pushuesit. Kështu ndodhi dy vjet me pare, kur dy te rinj morën nje varke dhe teksa laheshin disa qindra metra larg bregut, u mbyten pa patur mundësi te merrnin asnjë ndihme. Autoritetet vendore kane mbetur vetëm tek fjalët. Ne bashki premtojnë se do te gjejnë pajisjet per vrojtuesit, por pa asnjë afat konkret. Edhe policia kufitare nuk kryen patrullime, duke i lëne mijëra pushues ne mëshire te fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *