E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pogradec, përfundon faza e parë e punimeve në urën e Golikut

Drejt përfundimit faza e parë e punimeve përforcuese në urën e Golikut, e cila rrezikohej për shëmbje.

 

Drejtori i Drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare, Gjergji Koki, bën të ditur se janë inspektuar nga Ministre e Kulturës Mirela Kumbaro punimet e fazës së parë në urën e Golikut në Pogradec.

 

Reklamë

Ndërhyrja e kësaj faze synon përforcimin e këmbëve të urës, si dhe devijimin e rrjedhës së ujit për ta mbrojtur. Për këtë janë vendosur gabiona në thellësi rreth 2 metër që të përballohen prurjet e vërshimi i ujrave të shumta gjatë stinës së dimrit.

 

Koki tha se kjo ndërhyrje në urën e Golikut është kryer nga financimi i donatorëve privatë. Ura e Golikut ndërtuar mbi lumin Shkumbin në gjurmët e rrugës Egnatia, është klasifikuar si monument kulture I  kategorisë së parë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë