Subscribe

Operacioni antiterror ka vene ne pranga një te ri nga Pogradeci, i cili ishte kthyer ne Shqipëri, pasi dy vjet me pare, ishte bere pjese e luftimeve ne Siri. Ervin Duka banues në fshatin Guras, u arrestua pasi ne shtëpinë e tij u gjeten lende eksplozive dhe municione. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet policore ushtruan në banesën e Dukës, iu gjetën dhe sekuestruan një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm. Duka ishte skeduar nga Shërbimi Informativ, pasi ai se bashku me disa bashkëfshatare të tij, kishin shkuar për të luftuar në Siri ne vitin 2014.
29-vjeçari, u kthye në Shqipëri pasi u plagos në këmbë gjatë luftimeve përkrah grupeve ekstremiste. Fillimisht u mjekua ne Turqi e me tej ne vijoi terapinë edhe në Larisa te Greqisë. Policia tregohet e rezervuar ne dhënien e informacionit për këtë rast, pasi çështja e tij është ende nën hetim. Për strukturën e antiterrorit në policinë e shtetit, Ervin Duka është nje person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, teksa prangosja e tij vjen në të njëjtën ditë kur zhvillohet ndeshja Shqipëri-Izrael.
Pjese e operacionit ishin dhe arrestimet pak dite me pare ne Shkodër dhe Dibër, te 4 te dyshuarve lidhje me ISIS. Përgjimet nxorën te dhëna per sulme te mundshme gjate ndeshjes, e per këtë shkak, takimi u zhvendos nga “Loro Boriçi” ne Shkodër drejt “Elbasan Aneres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *