Në Pogradec është hapur hoteli i parë për karantinimin e emigrantëve. Nga Qafë-Thana ka mbërritur shtetasi i parë, ndërsa pritet edhe ardhja e 2 të tjerve. Hoteli ndodhet në shëtitoren e Pogradecit, Euro Korca.

Shtetasi që ka mbërritur është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po intervistohet nga mjekët epidemiologë të njësisë së kujdesit shëndetësor dhe do karantinohet për 14 ditë me shpenzimet e tij.

Ky hotel do të shërbejë jo vetëm për shtetasit që vijnë nga Qafë Thana por edhe nga Kapshtica, në varësi të hyrjeve. Policia ka marrë në ruajtje hotelin. Bashkë me Korçën aktualisht regjistrohen 104 persona të karantinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *