Subscribe

Edhe këtë vit, për 6 ditë, Pogradeci do të shndërrohet në kryeqendër te kinemasë ballkanike dhe artit kulinar rajonal. Janë 100 filma të kineastëve te vendeve te rajonit qe do te shfaqen ne këtë festival. Por listës së tyre do t’i shtohen edhe filmat jokonkurrues. Gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të marrin pjesë edhe ne nje sere aktivitetesh, si dhe te shijojnë recetat tradicionale te zonës. Çdo natë, në kinematë verore do të shfaqen filma me protagonist aktorin Bekim Fehmiu, në përkujtim të 80-vjetorit të lindjes. Ne mbyllje të festivalit do te jepen 12 çmime për filmat, për përzgjedhjen e te cilëve është vendosur një juri e përbëre nga gazetare, aktore, poete e shkrimtare nga Shqipëria dhe Europa. Ndërsa presidente nderi për ketë vit do te jete Margarita Xhepa.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *