Subscribe

Ujerat e liqenit të Ohrit tërhiqen nga 30 deri në 40 metra nga bregu. Akoma më tej gjatë tre muajve të fundit niveli ka rënë në masën 1.5 metra.

 

Për Arian Merollin, ekspert në fushën e mjedisit dhe ujërave ndërkufitare, ashtu si dhe vitin e kaluar po ndodh fenomeni i uljes se nivelit te liqenit nen minimumin e lejuar.

 

Shkaku kryesor i kesaj situate eshte keqmenaxhimi i liqenit nga kompania përgjegjëse per përcaktimin e sasise se ujit qe duhet te dale nga liqeni përmes portave te Drinit te Zi në Maqedoni.

 

Pasojat që sjell kjo tërheqje lidhen me ekosistemin i cili merr goditje te pa riparueshme pasi preket nje nga zonat me delikate te tij: ajo litorale, duke sjelle probleme deri ne prishjen e ekuilibrit ushqimor.

 

Tërheqja e ujërave vihet re përgjatë gjithë bregut liqenor nga Lini në Tushemisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *