E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pogradec, Bashkia nis ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike

Bashkia e Pogradecit ka filluar ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në qytet të zëna prej kohësh nga aktiviteti I subjekteve private.

 

Më parë nga ana e bashkisë janë njoftuar të gjithë pronarët e bizneseve të mos shkelin ligjin për zënien e hapësirave nëpër sheshe e trotuare. Ata janë paralajmëruar se në të kundërt produktet e tyre sekustrohen dhe në baze te ligjit do të gjobiten.

 

Reklamë

Pronarët e lokaleve që nuk ju përgjigjën në kohë vendimit të bashkisë janë  proceduar me gjoba. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe rezistencë, duke u përballur me forcat e rendit që kanë qënë në mbështetje të këtij aksioni të ndërmarë nga bashkia Pogradec.

 

Për vite me radhë ka qënë problematike zënia e hapësirave të lira në qytetin e Pogradecit. Sidomos në sezonin e verës kur ka një frekuentim të lartë nga pushuesit. Bashkia me këtë ndërhyrje ka deklaruar se këtej e tutje do të ketë me shumë hapësira të lira, dhe banorët apo vizitorët do të lëvizin lirisht nëpër trotuaret e qytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë