E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pogradec, banorët nisin rindërtimin e pallatit të djegur

Janë vetë banorët ata të cilët kanë nisur rindërtimin e banesave të tyre, para se të marrin dëmshpërblimin nga ana e bashkisë së Pogradecit. Drejtorja e Emergjencave Civile Besmira Niko tregon se bashkia është kujdesur të përfundojë sa më parë procedurat për dëmshpërblimin, i cili do të shkojë në masën 100% për mobiljet që ndodheshin brenda 12 apartamenteve dhe në masën 50% për pjesën ndërtimore, çka është e përcaktuar në vkm për raste të tilla.

 

Niko sqaron se bashkia e Pogradecit është kujdesur për nxjerrjen e shpejtë të lejes së ndërtimit për rindërtimin e këtyre apartamenteve:

 

Reklamë

Të gjitha procedurat për dhënien e dëmshpërblimeve për 12 apartamentet e djegura janë thuajse të përfunduara. Drejtorja e Emergjencave Civile thote se brenda një muaji banorët do të kenë paratë në llogaritë e tyre:

 

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar dy katet shtesë të një pallati në qendër të qytetit të Pogradecit u përfshinë nga flakët si shkak i një oxhaku të papastruar në katin e pestë dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era. Banorët kanë mundur të shpëtojnë pa lendime nga kjo ngjarje ndërkohë që gjithçka kishin u shkrumbua nga zjarri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë