E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pogradec, banorët e fshatin Alarup vuajnë mungesën e ujit të pijshëm

Në fshatin Alarup në bashkinë e Pogradecit, 550 banorë prej shumë vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

 

I vetmi vend ku banorët sigurojne ujin e pijshëm për familjet e tyre është një burim i ndodhur në qendër të fshatit, burim i cili në stinën e verës pothuajse shteron.

 

Reklamë

Në këto kushte banorët detyrohen të ecin me kilometra të tëra për të gjetur ujë të pijshëm. Një nga banoret tregon se ka private që për të siguruar ujin kanë shpuar puse vetëm 70 m, ndërsa shteti nuk e bën një gjë të tillë për të zgjidhur problemin e ujit te pijshem per te gjithe fshatin.

 

Kryeplaku i fshatit Adriatik Hoxhallari tha se problemin e ka bere te ditur prej vitesh ne bashkine e Pogradecit, por deri me tani nuk ka gjetur rrugen e zgjidhjes.

 

Nga bashkia e Pogradecit bejne me dije se projektet jane gati por mungojne financimet, jo vetem per kete fshat por edhe per fshatra te tjere qe shtrihen poshte Malit te Thate. Bashkia e ka te pamundur financimin e ketyre projekteve, ndaj kerkohet mbeshtetja e qeverise.

Vazhdo të lexosh

Reklamë