Një 18-vjeçar mbeti i vdekur në qytetin e Pogradecit, pasi u qëllua me armë zjarri nga një moshatar i tij pas një konflikti për një femër. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mesditën e së martës pranë një lokal në rrugën ‘Rinia’, ku Fabian Muçllari qëlloi me automatik tip kallashnikov Fabio Hilën. Djaloshi u dërgua për mjekim në spital e qytetit, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Vetëm pak minuta pas krimit, policia e Pogradecit, prangosi autorin e dyshuar Muçollari në tentativë për t’u larguar nga vendi i krimit. Dyshimet e para për sherrin ndërmjet dy të rinjve, kane qenë për një femër që ata pëlqenin të dy. Grindjet sipas policisë, ka nisur në rrjetet sociale. Fillimisht, autori i dyshuar i vrasjes Fabian Muçllari me origjine nga Vërdova, mori në telefon viktimën, për të caktuar edhe vendin se ku do takoheshin. Ngjarja krijoi panik, në momentin e vrasjes së adoleshentit 18-vjeçar, pasi lokali ishte i mbushur me klientë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *