Pogba zhgënjen juventinët: Atje isha vetëm 4 vjet me pushime

Sa shumë është diskutuar në muajt e fundit për një rikthim të mundshëm të Pol Pogba tek Juventus.
Problemet e tij me Murinjon dhe dashuria që tifozët juventin kanë ndaj tij, linte hapësire për një rikthim të bujshëm në Torino, por intervista e fundit përe revistën e klubit anglez “Inside United” I ka lënë të gjithë bardhezinjte me gisht në gojë.
“Kam ëndërruar gjithnjë të jem pjesë e këtij klubi dhe të shenoj shumë gola në Old Traford. Që nga hera e parë kur isha në këtë ekip e tani nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, vetem trajneri dhe shoket e skuadrës, tifozët janë të njëjtët. Jam kthyer në shtëpi, me duket sikur 4 vite që isha tek Juventus, kaluan shumë shpejt, mendoj se thjesht isha pak kohë me pushime dhe tani jam sërish në familje, pohoi Pogba.





