E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pogba sherr me Murinjon, dëshiron të ikë tek Barcelona

Marrëdhenia mes Pogba dhe Murinjos është totalisht e krisur dhe tani mes palëve nuk ka më paqe.

 

Sipas “The Sun”, Pogba ndihet I burgosur tek Manchester United ndërsa Murinjo nga ana tjeter është I lodhur nga ankesat e yllit francez.

 

Reklamë

Pak ditë më parë referuar mediave angleze, Pogba deklaronte: “Këtu nuk jam I lumtur, por nuk them asgjë tjeter sepse ndryshe me gjobisin”.

 

Kjo gjë e ka irrituar trajnerin portugez I cili mësohet se ka pasur një debat të ashpër me Pogba duke iu dfrejtuar: “Nëse do sërish te ikesh nga ekipi, mund të ma kërkosh mua këtë gjë. Dhe nëse ke ndonje problem, fol me mua sy për sy dhe jo në media”.

 

Por Pogba nuk është ndalur me kaq dhe ia ka kthyer po kaq shkurt trajnerit të tij: “Nëse do të më flasësh, fol me menaxherin tim Raiola”.

Sipas Daily Mail, Pogba dëshiron të shkojë tek Barcelona me të cilënmadje flitet se ka gjetur edhe marrëveshjen për kontratën e vet, 5 vite me nga 20 milion euro fitim në sezon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë