E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Sport

Pogba “imiton” Ronaldon, heq nga tavolina shishen e birrës

Një ditë pasi Cristiano Ronaldo hoqi shishet e Coca-Colës, të njëjtën veprim ka bërë edhe Paul Pogba me shishen e birrës “Heineken”.

 

Pasi u emërua si njeriu i ndeshjes në fitoren 1-0 të Francës në Grupin F ndaj Gjermanisë, mesfushori i Francës, një mysliman praktikues, pak para prononcimit, hoqi shishen e birrës Heineken.

 

Të hënën, kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Cola në një konferencë shtypi para ndeshjes, duke inkurajuar njerëzit të pinë ujë në vend të Coca Colës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë