Subscribe

Poeti disident Trifon Xhagjika u rikthye sot në vendlindjen e tij në Peshtan, në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë miq të afërm të familjes shkrimtarë dhe gazetarë nga gjithë Shqipëria.

 

Nën organzimin e klubit të poezisë “Illz”, dhe të afërmëve të tij, u përurua në trualline  shtëpisë së tij në Peshtan Memoriali I punuar nga skultpori I tanelntuar Bernard Lekgegaj.

 

Kryetari I këtij klubi, publicisti Rexhep Shahu theksoi rëndësinë që ka ngulitja në memorien historike të njerëzve që kanë dhënë jetën për lirinë e fjalës si pjesë e ndërgjegjies sonë shoqërore. Dhe mes tyre Trifon Xhagjika shkëlqen në disidencën e tij.

 

Shkrimtari dhe studjuesi Sadik Bejko theksoi në fjalën e tij se Trifoni ishte produkti I pare i disidencës letrare shqiptare, pas luftës së dytë botërore, pasi ishte ai ishte një disident I formuar brenda komunizmit. Ai është po ashtu poeti I pare i pushkatuar për arsye letrare në Shqipëri.

 

Poeti Petrit Ruka theksoi në fjalën e tij vlerat e vërteta artistike të poezive të Trifonit, fuqinë e vargjeve të tij, dhe kërkoi ndjesë në emër të gjithë poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë për këtë nderim të vonuar ndaj tij.

 

Më pas Lek Tasi një bashkohës dhe mik I afërt I Trifonit mbajti një fjalim fondamental mbi vlerat që ka disidenca e Trifonit për shoqërinë shqiptare.

 

Rëndësia e të folurit hapur,  fuqia e fjalës së lirë dhe përpjekja për të qenë në anën e më të dobëtë, edhe të pambrojturëve, janë një mesazh I madh për cdo brez dhe kohë,- tha ai.

 

Më pas Guri Baze, një shok fëmijërie I Trifonit solli kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së tij me Trifonin duke theksuar se ai mbetet një gur I rënd në truallin e tij dhe se ky memorial do të kthehet në pelgrinazh për cdo qytetarë që do lirinë

 

Ne fund Llukan Stravro recitoi nje poezi kushtuar Trifonit.

 

Pas një koktei nga familjarët e Trifonit, aktivteti vazhdoi me nje debat mbi vlerat e krijimtarisë së tij organziuar nga klubi I poezisë “Illz”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *