Policia ka arrestuar një 32-vjeçar sapo zbriti nga Rinasi, pas indikacioneve që ata kishin marrë prej autoriteteve gjermane.

 

I riu me iniciale S.D, i cili ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u prezantua në Rinas me një pasaportë false si shtetas ukrainas me moshë dhe identitet tjetër.

 

Gjatë verifikimeve të detajuara, ka rezultuar se ky shtetas, dokumentin e identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, e kishte të falsifikuar. Bëhej fjalë për shtetasin S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.

 

“Shtetasi S. D., 32 vjeç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale ‘Shkelja e ligjit mbi drogat’, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *