Subscribe

Vishuni trashe, pasi dite te vërteta dimri do te përjetoni ne fillim te javës e ardhshme. Ulja drastike e temperaturave do te filloje nga e shtuna e 16 janarit e shoqëruar me reshje dëbore dhe shiu. Por e marta parashikohet te shënoje kulmin e te ftohtit, -15 grade celsius ne veri dhe juglindje te vendit. Edhe Shqipëria e mesme do te përfshihet nga ngricat. Për Tiranën, dita e marte dhe e mërkure do te jene shume te ftohta, me temperatura qe do shkojnë deri -8 grade celsius. Krahas te ftohtit qe do te zgjasë deri ne fund te javës se ardhshme per specialistet e Institutit te Gjeoshkencave problem do te jete qarkullimi ne rrugët me dëbore dhe ngrica. Ndërsa dëbora qe do te nise këtë fundjave parashikohet te zbresë deri ne zonat bregdetare. Sipas parashikimeve sasia me e madhe e dëborës do te bjere ne Pogradec, Korçe, Kukës dhe Puke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *