E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po vinte skedinë me telefon dhe nuk iu bind policëve gjatë kontrollit, e pëson 37-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit.

 

Reklamë

Në pranga ra E. M., për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Ai u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Tom Plezha”, dhe gjatë kontrollit nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të treguar dokumentin e identifikimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë