Po vinte me avion drejt Rinasit, arrestohet i shumëkërkuari

Një 30 vjeçar I shpallur në kërkim nga ana e policisë për trafik narkotikësh është arrestuar në Aeroportin e Rinasit.
Shtetasi I arrestuar është me inicialet BB., lindur në Gjirokastër. Arrestimi I tij u bë në orët e mbrëmjes nga Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara.
30 vjeçari u arrestua gjatë momentit të zbritjes nga avionic.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.




