“Po vdesim në rrugë”/ Qytetarët: Bllokojmë rrugën nëse nuk hapin kufirin

Cdo orë që kalon e bën edhe më të vështirë situatën në Kakavijë, Radha kilometrike e mjeteve dhe përkeqësimi I gjëndjes së qytetareve që presin me familjarete tyre për ditë të tëra të kalojnë kufirin, po e vështirëson krizën.
Gazetari i Vizion Plus, Esidio Barkaj raportoi problematike të ndryshme nga vendngjarja, qytetarë të sëmurë, fëmijë të drobitur e deri tek mungesa e ushqimeve dhe e ujit.
Në komunikimin për Vizion Plus, qytetarët paralajmëruan protesta. Ata thanë se do të bllokojnë rrugën pasi po vdesin në rrugë.
“ Sot u vra nje femije dhe është padiskutim faji i qeverise. Kemi 4 dite ne rruge, jemi duke vdekur këtu. Nëse nuk hapin kufirin do të bllokojmë rrugën”, u shpren disa prej qytetareve.




