E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Po udhëtonin me makinë, vriten tre civilë nga shpërthimi i një bombe

Tre civilë janë vrarë pasi makina me të cilën po udhëtonin shkeli në një bombë të vendosur përgjatë rrugës.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në provincën Herat të Afganistanit.

 

Reklamë

Sipas Associated Press askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zëdhënësi Gelani Farhad, i ka fajësuar kryengritësit talibanë, të cilët janë mjaft aktivë në këtë zonë.

 

Ndërkaq në provincën Nangarhar, tre anëtarë të grupit militant, Shteti Islamik janë arrestuar gjatë një operacioni ushtrak në qarkun Bahsud, ka thënë Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial.

 

Khogyani tha se tre anëtarët e arrestuar ishin pjesë e departamentit të propagandës të Shtetit Islamik.

 

Si talibanët ashtu edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktiv në pjesë të ndryshme të Afganistanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë