E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonin mijëra fara kanabisi, ndalohen dy persona në Shkodër

Një aksion i befasishëm policor ka vënë në pranga dy shtetas në Shkodër. Personat e dyshuar po udhëtonin me një mjet tip “Land Rover”. Pas ndalimit dhe kontrollit nga ana e policesë janë gjetur mijëra fara të bimeve narkotike të dyshuara kannabis,  të cilat ishin paketuara në kutia.

 

Reklamë

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ka dyshime se farat do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellur atje me qëllim kultivimin e lëndës. Njeri nga te arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagjja Xhabiej në Shkodër.

 

Arrestimi i tyre u bë në afersi të zonës së spitalit, aksi rrugor që të çon drejt Dukagjinit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë