E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po transportonin kanabis nga Saranda drejt Greqisë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia kufitare e Sarandës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi po transportonin lëndë narkotike drejt Greqisë.

 

Reklamë

Shtetasit e arrestuar janë:

  1. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë
  2. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

 

Shtetasit e mësipërm sipas policisë po transportonin drejt Greqisë dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë kanabis.

 

Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim dhe e dy shtetasve të tjerë me inicialet A.XH dhe D.A, ndërsa po vijon puna për kapjen e tyre.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë