E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonin ilegalisht klandestinë, dy të arrestuar në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi janë kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme 9 shtetas algjerianë me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.

 

Informacionet bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Në A. A., 30 vjeç dhe F. H., 45 vjeç.

 

Sipas policisë këta persona u arrestuan në afërsi të PKK Hani i Hotit dhe u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë