E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po transportonin 12 shtetas afganë me Taxi, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës pasi po kalonin në mënyrë të paligjshme 12 shtetas nga Afganistani.

 

Reklamë

Shtetasit e arrestuar janë A. K. 54 vjeç, banues në fshatin Listanaj, Peqin; G. M. 43 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Tiranë; I. B. 53 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Tiranë.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën nacionale Lezhë – Shkodër, në fshatin Melgushë, Vau Dejës, në afërsi të një karburanti, u kapën duke transportuar me tre  automjete Taxi, 12 shtetas me shtetësi Afgane, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE.

 

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale ‘’Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë