E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po shkonte të takonte të dashurën, aksidenti i merr jetën biznesmenit shqiptar në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali.

 

Reklamë

45-vjeçari nga Durrësi, Lorenc Beqari, ishte nisur nga Ravenna për në Forli, ku do të takonte të dashurën e tij, por gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me pemët.

 

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes postimeve në rrjetet sociale edhe e dashura e tij italiane, Sandra Tampieri.

 

Ajo u shpreh se biznesmeni shqiptar ishte nisur drejt saj, dhe se në momentin kur ai nuk iu përgjigjej thirrjeve të saj në telefon, filloi të shqetësohej për të, pasi e kapluan disa ndjesi të tmerrshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë